English

Japoni, murgu budist që predikon me këngë rrep

Tokio, Japoni, 9 Shkurt NOA - Në shtetin japonez një murg budist predikon duke dëgjuar muzikë rrep dhe tip - tap. Bëhet fjalë për murgun Kansho Tagai, 49 vjeç i cili po ndjek një mënyrë mjaft të veçantë për të predikuar ku muzika duket se do të influencojë në popullsi.

Sipas tij ndërthurja me modernen është diçka tepër pozitive pasi të gjithë të rinjtë e dëgjojnë muzikën dhe një pjesë e mirë e tyre do të ndikohen nga ky fakt i çuditshëm.

Murgu 49 vjeçar i cili ka dhe pseudonimin "Mr. Happiness" duket se nuk është dakord me mënyrat antike të të predikuarit dhe shumë herë ai ka qenë mjaft i drejtpërdrejtë duke e kritikuar shpesh këtë fakt.

r.b/NOA

KOMENTE