English

Kërkon ndërhyrjen e shtetit për ta mbrojtur nga burri

Durrrës, 9 shkurt, NOA- Një 23 vjeçare nga qyteti i Durrësit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë për shmangur keqtrajtimin që i bënte bashkëshorti i saj. Policia e Qarkut Durrës sqaron se shtetasja me inicialet N.K. ka bërë kallëzim penal pranë forcave të rendit kundër bashkëshortit të saj. Arsyeja sipas Policisë së Durrësit ka qenë keqtrajtimi që bashkëshorti i saj, 26 vjeçar me inicialet T. K, ushtronte mbi viktimën.

Policia, gjithashtu njofto se pas marrjes së kallëzimit janë marrë masat për mbrojtjen e 23 vjeçare.

Masat proceduriale kanë të bëjnë me plotësimin e një kërkesë- padie për nga ku Gjykata e Durrësit do të jap dhe vendimin për mbajtjen nën mbrojtje të gruas.

Në denoncimin e saj në polici 23 vjeçarja nga Durrësi pretendon se "është dhunuar në mënyrë sistematike fizikisht e psikologjikisht nga bashkëshorti i saj".

xh.q/NOA

KOMENTE