English

Lindjet e reja në spital, Vasili: Reduktoni shpenzimet

Tiranë, 9 shkurt, NOA / Nga Blerina Ahmetaj - Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, u ka kërkuar mjekëve gjinekologë të maternitetit nr.2 në Tiranë "Koço Gliozheni", të mos kryejnë ekzaminime të panevojshme, të cilat i kushtojnë shumë arkës së shtetit. Në analizën vjetore të këtij materniteti, Vasili ka theksuar se një menaxhim i mirë i shërbimit do ulte informalizimin në sistemin shëndetësor.

"Transparenca në sistem është shumë e nevojshme. Duhet menaxhim i mirë i shërbimit për të reduktuar pagesat informale", u shpreh Vasili. Ministri u kërkoi mjekëve specialistë të mos kryejnë ekzaminime të panevojshme që i bëjnë dëm sistemit.

Sipas tij duhen evituar ndërhyrjet që bëhen jashtë vendit.

Ndërsa drejtoresha e maternitetit, Rubena Moisiu, theksoi se një nga rrugët e reduktimit të kostos së shërbimit në spital është ulja e lindjeve me operacion.

Moisiu theksoi se gjatë vitit 2010 do të punohet për informatizimin e të dhënave për çdo paciente që nga qendra e gruas e deri në daljen e saj nga spitali.

Drejtoresha theksoi se do të punohet për shtimin e të ardhurave dytësore të cilat do të rrisin cilësinë e shërbimit në spital.

b.a/n.e/NOA

KOMENTE