Devoll, 9 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Devollit kanë arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Edmond Ago, lindur dhe banues në fshatin Bitinckë për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", e parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal. Kjo për arsye se ky person i ka dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit një familje nga fshati Bitinckë duke i nxjerre ata nga kufiri jeshil deri në tokën greke.
Kjo familje është kthyer e deportuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe për këtë, ata kanë bërë menjëherë kallëzimin penal përkatës.
Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore proceduriale dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Korçës.
n.e/NOA