English

Obama uron kosovarët për 2 vjet Pavarësi

Uashington, 9 shkurt, NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një letër urimi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e 17 Shkurtit, përvjetorit të dytë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

"Ne e vlerësojmë partneritetin tonë dhe mbetemi të përkushtuar për t'ju mbështetur në hapat e nevojshëm për të arritur aspiratat tuaja euroatlantike", ka shkruar Obama në krye të saj.

Duke shtuar më pas se në emër të popullit amerikan, ai përgëzon të gjithë qytetarët e Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

"Unë gjithashtu dëshiroj të përgëzoj popullin e Kosovës për përparimin që keni bërë në ndërtimin e një shteti demokratik, paqësor dhe multietnik. Ne e vlerësojmë partneritetin tonë dhe mbetemi të përkushtuar për t'ju mbështetur në hapat e nevojshëm për të arritur aspiratat tuaja euroatlantike. Në këtë 17 shkurt, u përcjell urimet e mia dhe besimin më të madh për vazhdimin e miqësisë dhe forcimin e partneritet në mes të dy vendeve tona", thuhet më tej në mesazhin e urimit të presidentin amerikan ndaj homologut të tij kosovar.

n.e/NOA

.

KOMENTE