English

Patozi: Vlerësojmë nismën e Topit, dialogu me PS sipas KE dhe OSBE

Tiranë, 9 shkurt, NOA- Partia Demokratike e vlerëson si hap pozitiv thirrjen e tryezës së dialogut nga Presidenti Topi. Kryetari i Grupit Parlamentarë, Astrit Patozi, theksoi se "kjo mazhorancë ka pasur, ka dhe do të vazhdojë të ketë dialog me Partinë Socialiste dhe me çdo faktor tjetër politik të vendit. Dhe në dritën e qartë të këtij përcaktimi ne e shikojmë edhe tryezën e ftuar nga Presidenti i Republikës".

Patozi nënvizoi dhe faktin se mazhoranca ka si qëllim kryesor respektimin e ligjeve të vendit dhe respektimin rekomandimeve të Asamblesë së KE dhe raportit të ndërkombëtarëve për zgjedhjet.

"Si një ndër protagonistet e kësaj tryezë, Partia Demokratike është e vendosur që të japë të gjithë kontributin e saj, në përputhje me rregullat e shtetit ligjor, rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës si dhe raportin e OSBE-ODIHR-t për zgjedhjet e fundit në Shqipëri", u shpreh Patozi.

xh.q/NOA

KOMENTE