English

PD: 29 nëntori, ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit

Tiranë, 9 shkurt, NOA- Partia Demokratike kërkoj hetim për krimet e komunizmit pas zbulimit të varrit masiv me 19 kufoma në malin e Dajtit. Një pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së, të përfaqësuar nga Mesila Doda, Gent Strazimiri dhe Eduard Halimi kanë vizituar vendin ku u zbulua varri masiv dhe kanë sugjeruar se ky duhet të jetë një vend pelegrinazhi për gjithë viktimat e komunizmit.

Deputeti Gent Strazimiri, ka propozuar "që data 29 nëntor të jetë dhe dita përkujtimore për viktimat e komunizmit", ndërsa ka shtuar se varri masiv në Dajt duhet të jetë dhe vend pelegrinazhi.

Deputetja Mesila Doda, u shpreh se "ngjarje si këto tregojnë përmasat e vërteta të komunizmit. Parlamenti do të miratojë së shpejti ligjin e Kujtesës Kombëtare por do të veprojë dhe drejtësia".

Në deklaratat e bëra nga deputetët e Partisë Demokratike është kërkuar që prokuroria dhe ministria e drejtësisë të zbardhin ngjarjen duke mundësuar dhe identifikimin e viktimave.

xh.q/NOA

KOMENTE