Tiranë, 9 shkurt, NOA- Debati mbi krimet e komunizmit ka rikthyer sërisht akuzat personale mes drejtuesve të politikës. Këtë herë është Partia Socialiste ajo që akuzon kryeministrin Berisha për përfshirje në dënimin e kundërshtarëve të regjimit komunist. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, në një deklaratë për shtyp u spreh se Kryeministri Berisha duhet të tregojë për internimin e dy mjekëve gjatë kohës së diktaturës.
Felaj shprehu qëndrimin e PS për largimin nga administrata publike të njerëzve që kan bashkëpunuar me komunizmin, por i drejtoj pyetje publike dhe kryeministrit të vendit.
"A nuk është koha zoti Sali, që shqiptarët ta dinë të vërtetën e internimit të dy mjekëve të pafajshëm, burrë e grua, që ju personalisht, si Sekretar i Partisë së Enver Hoxhës, i persekutuat deri sa përfunduan në kamionin e Degës së Brendshme me gjithë plaçkat e shtëpisë?!", u shpreh deputetja e PS.
xh.q/NOA