English

Rama pranon tryezën e Topit dhe kërkon hapjen e kutive

Tiranë, 9 shkurt, NOA-Partia Socialiste ka vlerësuar tryezën e thirrur nga Presidenti i Bamir Topit, por këmbëngul se hapja e kutive është një kusht i panegociueshëm. Kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë një konference për shtyp u shpreh se uronte të gjente zgjidhjen e krizës përmes tryezës. Por gjithashtu, Rama ka theksuar se hapja e Kutive kusht i patjetërsueshëm. "Duam të hapim kutitë për të hetuar zgjedhjet", tha Rama.

Kreu u PS-së u shpreh se dje është informuar nga Presidenti i Republikës në lidhje me tryezën që do të zhvillohet në datën 13 shkurt, duke konfirmuar në këtë mënyrë dhe pjesëmarrjen e tij në takim.

Rama ka theksuar se hapja e kutive nuk është një kërkesë vetëm e Partisë Socialiste, por edhe një garanci për zgjedhjet e ardhshme.

Deklarata e Ramës u bë pak minuta pasi kryetari i Grupit Parlamentarë të PD-së, Astrit Parozi, konfirmoj pjesëmarrjen e mazhorancës në tryezën e Presidentit.

xh.q/NOA

KOMENTE