Fier, 9 shkurt, NOA - Qyteti i Fierit është ndalesa e radhës për kryesocialistin Edi Rama në kuadrin e turit të ri që ai ka ndërmarrë nëpër qytetet kryesore të vendit për të shpjeguar arsyet e protestës së opozitës.
I konceptuar në formën e një paneli me gazetarë dhe anëtarët socialistë në këtë qytet, takimi i sotëm i Ramës parashikon sërish dhënien e përgjigjeve prej tij të pyetjeve mbi aksionin opozitar për hapjen e kutive të 28 qershorit.Ky tur ka nisur fillimisht me Tiranën, për të vijuar më pas me takimin e organizuar në qytetin e Durrësit, ku kryesocialisti Rama u është përgjigjur pyetjeve të medias lidhur me arsyet e bojkotit dhe qëndrimin e ardhshëm të opozitës.
Mësohet se ky tur do të shtrihet në të gjithë vendin dhe mbahet në një kohë që palët janë në pritje të zhvillimit të tryezës së dialogut mes presidentit Topi, kryedemokratit Berisha dhe kryesocialistit Rama për zgjidhjen e krizës politike në vend.
n.e/NOA