Romë, 9 Shkurt NOA - Siç u fol dhe ditën e djeshme për një largim të mundshëm të Ballardinit nga ekipi i Lazios dhe për ardhjen e një tekniku të ri, konfirmimi i këtij lajmi u bë ditën e sotme ku në stolin e Lazios erdhi ai që pritej dhe bëhet fjalë pikërisht për Edy Reja.
Reja ishte kandidatura më e mundshme për stolin e lacialëve kjo pasi u konfirmua dhe nga presidenti i klubit i cili pranoi se kishte patur kontakte me ish trajnerin e Napolit.
Lotito bëri të mundur prishjen e kontratës me klubin kroat të Hajduk Spalato në të cilin trajnonte Reja momentalisht, dhe ardhja e tij në kryeqytetin Italian pritet të jetë në orët në vazhdim.
Krahas këtij ndryshimi, për shkak të pozicionit të vështirë që ndodhet Lazio në klasifikimin e Seria A ku rrezikon rënien nga kategoria, tifozët janë rebeluar dhe tashmë numërohen 5 të plagosur dhe 11 të cilët janë kapur nga policia.
r.b/NOA