English

Rekord Gines, mban në gojë plot 18 shpata

Sydney, Australi, 9 Shkurt NOA - Ka hyrë në librin Guinness dhe bëhet fjalë për një shtetas australian i cili ka futur në gojë 18 shpata. Chayne Hultgren, 31 vjeç në performancën e tij të cilën e realizoj në Sidney arriti të bënte këtë gjë të pabesueshme me 18 shpata të cilat ishin të gjata rreth 72 centimetër.

Duket se për australianin nuk është hera e parë që merret me një aktivitete të tillë pasi në vitin 2008 ai ka bërë të njëjtën gjë por jo me atë numër shpatash pasi atëherë ai arriti të performonte vetëm me 17 të tilla.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase

ai është shprehur se kishte që në moshën 16 vjeçare që stërvitej për të realizuar këtë performancë.

r.b/NOA

KOMENTE