English

SHBA insiston: Sistemi raketë, kundër Iranit dhe jo Rusisë

Uashington, 9 shkurt, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë insistuar në qëndrimin e tyre lidhur me sistemin antiraketor që po synojnë të vendosin në Evropë. Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, edhe njëherë është bërë me dijeni publikisht fakti se kjo mburojë antiraketore, të cilën Shtetet e Bashkuara e vendosin në Evropë, nuk është e drejtuar në të vërtetë kundër Rusisë, por synon mbrojtjen nga kërcënimet në rritje nga Irani.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Filip Krouli, i cili i bëri këto komente lidhur me deklaratat e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Nikolai Makarov. "Ne vazhdojmë të diskutojmë për mënyrën e bashkëpunimit me Rusinë në mbrojtjen kundër raketore", tha Krouli. Makarov kishte pohuar tha se planet e SHBA-ve për mburojën raketore në Evropë janë të drejtuara kundër Rusisë dhe se do të duhej të përfshihen në negociatat e Moskës dhe Uashingtonit për marrëveshjen e re mbi kontrollin e armatimit.

n.e/NOA

KOMENTE