Los Anxhelos, 9 Shkurt NOA - Qëndron në një rrezik të vërtetë shkrimi "Hollywood" i cili ndodhet në Los Angelos të SH.B.A.
Fondet të cilat po grumbullohen për të shpëtuar kodrën në të cilën ndodhet ky shkrim tashmë janë vetëm në gjysmë.
Vetë grupi No-Profit Public i cili po mbledh dhe fondet për këtë çështje ka arritur në shumën 11.7 milionë dollarë.
Shuma e cila duhet të plotësohet duhet të jetë gati brenda datës 14 prill dhe në shenjë proteste grupi no-profit Public ka ndërmend ta mbulojë shkrimin dhe mbi të të shkruhet "Save the Peak" që e përkthyer do të thotë shpëtoni kodrën.
r.b/NOA