English

Topi-Borchardt, takim mbi zgjidhjen e krizës

Tiranë, 9 shkurt, NOA - Çështja e tryezës së afërt politike mes pozitës dhe opozitës, të cilën presidenti Topi vendosi ta thërrasë ditën e shtunë, ka qenë në qendër të takimit të tij me ambasadorin gjerman në Tiranë, Bernard Borchard.

Në kuadër edhe të përgatitjes së vizitës së pritshme zyrtare që presidenti Topi do të zhvillojë në Gjermani në muajin prill, takimi i sotëm shërbeu për të mësuar nga përfaqësuesi gjerman qëndrimin e tij ndaj mënyrës si mund të zgjidhet kriza politike në vend.

Nga ana tjetër, mësohet se kreu i shtetit shqiptar vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh me Gjermaninë në të gjitha fushat duke i vënë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së pranisë së investitorëve gjermanë në vendin tonë. Ndërsa nga ana e tij, ambasadori gjerman, Bernd Borhard, vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta që kontribuojnë edhe në rritjen e nivelit të dialogut dhe bashkëpunimit politik.

n.e/NOA

KOMENTE