English

Traktori del nga rruga, shoferi rezulton në gjendje të rëndë

Elbasan, 9 shkurt, NOA - Humbja e kontrollit gjatë drejtimit të automjetit gati sa nuk i ka kushtuar jetën shoferit të tij. Ky i fundit është përplasur keqazi dhe është aksidentuar në mënyrë të rëndë. Bëhet fjalë për personin me inicialet Xh.T, 32-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Griqan të Elbasanit, i cili duke drejtuar automjetin e tij "Traktor rrugor" tip 640 DT pa targa, ka dalë nga rruga duke i shkaktuar plagosjen.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku aktualisht paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e policisë në vendngjarje u dërgua grupi hetimor i cili kreu veprimet e para proceduriale, nga ku rezulton se shkak për aksidentin ishte humbja e kontrollit gjatë drejtimit nga shoferi i tij.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE