Kiev, 9 shkurt, NOA- Ukrahina duket se ende nuk i ka mbyllur llogaritë me Revolucionin Portokalli. Kryeministrja në detyrë e Ukrainës, Julia Timoshenko, është duke planifikuar kontestojnë rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Lajmi bëhet i ditur për mediat ndërkombëtare nga stafi i kryeministres, e cila rezulton të ketë marrë 3 për qind më pak vota se rivali i saj, Viktor Janukoviq.
Mediat ndërkombëtare që monitorojnë situatën zgjedhore në Ukrahinë thonë se
Timoshenko ende nuk ka bërë një deklaratë publike. Duket se janë këshilltarët e saj dhe mbështetësit që kanë premtuar një kontestim të zgjedhjeve dhe ndryshim të rezultatit të përgjithshëm.
Zyrtarisht zëvendësja e partisë së Timoshenkos, Olena Shustik, tha se do të kërkojnë rinumërimin e votave në disa zona dhe do ta çojë çështjen në gjykatë.
Ndrëkohë Moska e ka quajtur të mbyllur ccështjen e zgjedhjeve. Presidenti Dimitri Medvedev ka uruar Janukoviçin për "përmbylljen me sukses të fushatës zgjedhore, që u vlerësua lartë nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale".
Ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev, sot nëpërmjet një deklarate shtypi i vlerësoi zgjedhjet si konsolidim të demokracisë në Ukrainë, por nuk e ka përmendur Janukoviçin.
xh.q/NOA