Tiranë, 9 Shkurt NOA - Banka prestigjioze UniCredit përmes grupit të saj të kërkimit shkencor UniCredit Research ka publikuar dje raportin e saj mbi zbulimin e mundësive në investime në tregjet financiare dhe të aseteve.
UniCredit research përbëhet nga katër grupe që përgatisin studimet e tyre dhe publikojnë raportet e tyre me të cilat ky grup orienton investirprët e lidhura me të drejt tregjeve dhe vendeve me mundësi investimesh të suksesshme.
Kështu, në raportin e datës 8 shkurt 2010 UniCredit Research Economics & FI/FX analizon dhe parashikon zhvillimin ekonomik dhe trendencën në të ardhurat fikse dhe Tregjet Financiare.
Ky është një raport me të cilin UniCredit rregullisht publikon të dhënat makroekonomike për vendet ku është me interes për klientët e saj për të shtrirë aktivitet e tyre investuese.
Kështu në raport evidentohet se edhe pse kjo bankë nuk është ende prezente në Shqipëri, ajo e konsideron Shqipërinë si një pjesë integrale të veprimeve të saj operacionale, duke e konsideruar veçanërisht së fundmi, si një vend të suksesshëm për investime bankare.
Sipas këtij raporti parashikohet që në ekonominë shqiptare, rritja e GDP për vitin 2010 do të jetë 8.9 % dhe si tipare spikatëse të mundësisë së investimeve në Shqipëri konsideron politika monetare të besueshme, mundësi potenciale të gjera për rritje të ardhurash dhe një sektor bankar të kapitalizuar shumë mirë.
Në raportin ku ju shihni dhe faksmilien, theksohet që Shqipëria është një nga të vetmet vende në Europë që pati rritje ekonomike në vitin 2009, vitin e krizës botërore ekonomike.
e.r/NOA