Prishtinë, 9 shkurt, NOA- Lëvizja "Vetëvendosja" do të përkujtoj nesër protestat e 10 shkurtit të vitit 2007, ku protestuesit paqësor u dhunuan nga Policia e UMNIK-ut dhe u shënuan dy viktima. Drejtuesit e kësaj lëvizje publikuan sot programim e ceremonisë së tre vjetorit, ku janë planifikuar homazhe te varret e dy dëshmorëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini si dhe shfaqen e dokumentarëve të ndryshëm që kanë të bëjmë me aktivitetin e "Vetëvendosjes".
Lëvizja "Vetëvendosje" e organizoi mitingun e madh të tre viteve më parë për të kundërshtuar Planit e negociatorit Marti Ahtisaarit dhe qëndrimet e Grupit Negociator të Kosovës që sipas vlerësimit të "Vetvendosjes", "po e sillte Serbinë brenda Kosovës".
Duke dënuar vrasjet e tre viteve më parë, "Vetëvendosja", akuzon drejtuesit e UMNIK-ut dhe të politikës kosovare për proces të montuar gjyqësor edhe ndaj liderit të saj Albin Kurti.
"Në vend që drejtësia të merrej me vrasësit dhe urdhërdhënësit e masakrës së qëllimtë të 10 shkurtit, u dha urdhër për arrestimin e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, si dhe 14 aktivistëve tjerë", thuhet në njoftimin e lëvizjes "Vetvendosja.
Reagimi i organizatës ka të bëjë dhe e procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit i cili ende nuk ka përfunduar.
xh.q/NOA