English

Vodhi tubin e kullës së vrojtimit, kapet i shpalluri në kërkim

Fier, 9 shkurt, NOA - Forcat e Policisë së Fierit kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e një 27-vjeçari të shpallur në kërkim. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se ai quhet Edmond Myrtaj, lindur dhe banues në fshatin Ruzhdie të Fierit. Bëhet me dijeni se ndaj këtij personi u ekzekutua urdhri i ndalimit të prokurorisë së Fierit për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga neni 134/1 të Kodit Penal.

Kjo pasi në bashkëpunim me Xh.Myrtaj, ai dyshohet si autor i vjedhjes së tubit të kullës së vrojtimit të pusit G 152 të ndodhur në fshatin Ruzhdie.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Fierit.

n.e/NOA

KOMENTE