English

Vrasja në Kamëz, policia arreston autorin

Kamëz, 9 shkurt, NOA Update - Forcat e policisë së Kamzës kanë mundur të vënë në pranga personin i cili kreu krimin e rëndë të vrasjes së një të riu 22-vjeçar.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA në mënyrë paraprake, duke saktësuar i ndaluari është 19-vjeçari me emrin Bukurosh Muçeku dhe se ai ka qëlluar për vdekje 22-vjeçarin Robert Artndreca, i cili ka ndërruar më pas jetë në Spitalin Ushtarak.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Universitetit Bujqësor të Kamzës dhe në ato momente kishte shumë lëvizje banorësh dhe studentësh.

Policia tha se autori, sipas dëshmive të para në vendngjarje, ka qëlluar me një thikë viktimën e tij duke e plagosur rëndë, pa mundur që ky i fundit t'i shpëtojë dot vdekjes.

Krimi i rëndë i shtohet radhës së disa të tillëve që kanë ndodhur ditët e fundit për motive të dobëta dhe që për fat të keq kanë rrëmbyer jetën e disa qytetarëve.

n.e/NOA

KOMENTE