English

Vrasje sërish në Kamzë, viktima vdes në Spitalin Ushtarak

Tiranë, 9 Shkurt NOA - Një person humbi jetën para pak minutash në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pak pasi u dërgua atje me plagë arme të ftohtë, i thanë agjencisë NOA, burime spitalore.

Policia konfirmoi ngjarjen dhe tha se viktima është Robert Artndreca rreth 25 vjeçar, banor i zonës, kurse emri i autorit të dyshuar nuk është konfirmuar ende.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Universitetit Bujqësor të Kamzës dhe në ato momente kishte shumë lëvizje banorësh e studentësh.

Policia tha se autori, sipas dëshmive të para në vendngjarje, ka qëlluar me një thikë viktimën e tij duke e plagosur rëndë.

Megjithëse i riu u dërgua shpejt në Spitalin Ushtarak, për shkak të plagëve serioze humbi jetën.

e.r/NOA

Vijon...

KOMENTE