English

Afganistan, orteku i dëborës u merr jetën 157 personave

Kabul, 10 shkurt, NOA - Të paktën 157 njerëz kanë vdekur nga orteqet e borës që kanë bllokuar një kalim malor në veri të Kabulit. Lajmi është bërë me dijeni nga ministria e Brendshme e Afganistanit, zëdhënësi i së cilës Zemeri Bashari tha se janë zbuluar gjithsej 157 trupa të pajetë.

Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar qindra të plagosur nga orteqet, që u shkaktuan nga bora e madhe në rrugën që lidh Kabulin me qytetin Mazar-i-Sharif.

n.e/NOA

KOMENTE