English

Aksident i rëndë në Bathore, furgoni përplas për vdekje një 60-vjeçare

Bathore, 10 shkurt, NOA - Një grua ka mbetur e vdekur në vend nga përplasja që i shkaktoi një furgon ndërsa ecte në rrugë si kalimtare.

Lajmi bëhet i ditur paraprakisht nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave bëhet fjalë për një 60-vjeçare me emrin Katerina Kolëgjokaj, banuese në Bathore të Tiranës.

Mësohet se ajo është përplasur për vdekje nga një furgon mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë ngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të mundshme që e shkaktuan atë.

n.e/NOA

KOMENTE