Tiranë, 10 shkurt, NOA- Shanse për artistët e rinj të artit pamor. Tema urbane dhe arkitektonike për një realitet të caktuar, i përcaktuar nga studentët si një dëshmi artistike. Kjo është tema e ekspozitës "MAKET", një koncept figurativ, i cili vjen nga kuratorët-pedagogë në AAB në Tiranë, Ardian Isufi dhe Najada Hamza dhe koordinator Genc Përmetin.
Ekspozita do të hapet në Galerinë FAP/Akademia e Arteve duke shënuar edicionin e saj të dytë, nën okelion "AMC Prize 2009".
"MAKET" do të dëshmojë realitete artistike, të krijuara nga studentët e AAB në degët Multimedia, Grafikë, Modë&Tekstil, Pikturë, etj duke u krijuar shanse artistëve të rinj të zhvillojnë tema urbane për një realitet të caktuar. Qëllimi i kësaj ekspozite ka për objektiv përqëndrimin në realizimin e objekteve tridimensionale, të frymëzuara nga projekte urbane, që tregojnë artistikisht shoqërinë tonë tranzitore me kontrastet dhe diferencat në arkitekturë.
Ky diskutim shihet nga kuratorët jo vetëm si një prezantim artistik, por edhe si një ftesë për një debat të artit pamor, ku individi e gjen veten të mbyllur në një izolim urban dhe tenton në një përpjekje artistike të krijojë realitete dhe virtualitete të reja, që u përqasen realiteteve artistike të krijuara nga studentët.
"Maket" do të qëndrojë e hapur për të gjithë dashamirësit e artit pamor nga data 9-20 shkurt 2010 në FAP.
s.m/NOA