English

Avioni Tokio-SHBA, gjendet i vdekur një person i fshehur

Tokio, 10 shkurt, NOA - Një njeri është gjetur i vdekur nga një punëtor mekanik gjatë kryerjes së mirëmbajtjes dhe kontrollit teknik të avionit Boeing 777-200 i kompanisë Delta Flight 59, i linjës Tokio-Nju Jork. Këtij personi nuk i është gjetur asnjë dokument identifikimi dhe mendohet të ketë hipur në Tokio i fshehur në pjesët mekanike të avionit.

Ai nuk figuron as në listën e pasagjerëve dhe mësohet se nuk ka paguar biletë udhëtimi.

Për mediat amerikane, ky lajm ka përbërë një rast të paprecedent në historinë e fluturimeve të aeroplanëve të udhëtarëve.

Mendohet se ky njeri është asfiksuar nga gazrat që ka lëshuar avioni gjatë fluturimit të tij.

n.e/NOA

KOMENTE