Tiranë, 10 shkurt, NOA- Zbulimi i varrit masiv në malin e Dajtit ka bërë që qeveria të marrë masa konkrete për zbulimin e rreth 4 mijë viktimave që paidentifikuara të komunizmit. Kryeministri Sali Berisha, deklaroi sot gjatë mbledhje së qeverisë se është e nevojshme ngritja e një grupi pune që do të merret posaçërisht me kërkimin dhe gjetjen e viktimave të komunizmit.
"Kërkoj ngritjen e një task force që do të merret me kërkimin, gjetjen, e trupave të burrave dhe grave që u ekzekutuan barbarisht nga regjimi hoxhist, vetëm se besonin te fjala e lirë. Tek zoti dhe tek vendi i tyre, në vlerat që janë sa hyjnore dhe njerëzore", u shpreh kryeministri Sali Berisha gjeta mbledhjes së qeverisë.
xh.q/NOA