English

Bosch: Tryeza e Topit, hap pozitiv drejt zgjidhjes së ngërçit politik

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Tryeza e organizuar nga Presidenti Bamir Topi për negociata mes PS dhe PS mund të jetë një shans për daljen e vendit nga kriza.

Ky është qëndrimi zyrtare që ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, ka mbajtur sot në lidhje me zhvillimet politike në vend duke përshëndetur nismën e marrë nga kreu i shtetit Bamir Topi.

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ngrohtësisht nismën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të organizuar një tryezë politike të rrumbullakët, ditën e shtunë, si një hap konstruktiv dhe inkurajues drejt zgjidhjes së ngërçit politik aktual", ka deklaruar kreu i prezencës së OSBE-së, Bosh.

Gjithashtu ambasadori ka përshëndetur dhe gatishmërinë e treguar nga kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama për të marrë pjesë në negociata. "I mirëpresim, gjithashtu, edhe reagimet publike pozitive të drejtuesve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste lidhur me pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe aktive për të shqyrtuar bashkërisht mënyrat në të cilat mund të kapërcehen vështirësitë", është shprehur Bosch.

xh.q/NOA
KOMENTE