Tiranë, 10 shkurt, NOA- Nisma më e fundit e qeverisë për privatizimin e aseteve shtetërore është cilësuar nga Partia Socialiste si një lëvizje për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, tha në një konferencë për shtyp se qeveria ka dështuar me politikat e saj ekonomike. Sipas Braçes qeveria dështoi në përballimin e krizës ekonomike duke rënduar dhe më tej bilancin negativ buxhetor.
Deputeti i PS-së shtoi se tashmë kriza ekonomike ka prekur financat e çdo qytetari shqiptarë.
Reagimi i PS-së për situatën ekonomike ka ardhur një ditë pas deklaratës së kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se gjatë këtij viti do të privatizohet pjesa e mbetur e aseteve publike.
xh.q/NOA