English

Dy shqiptarë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi

Athinë, 10 shkurt, NOA- Janë dënuar për 30 grabitje dhe drejtësia greke i kish vendosur në një nga burgjet më të sigurta të vendit, por kjo nuk i ka penguar dy shtetas shqiptarë të provojnë arratisjen. Mediat greke raportojnë se Berti Tabaku 22 vjeç dhe Nderim Disha 20 vjeç janë arratisur nga burgu i ishullit të Rodosit në Egjeun Lindor në Greqi.

Autoritetet greke kanë deklaruar se të burgosurit kanë mundur të arratisen duke prerë me sharrë metali hekurat e qelive. Pasi kanë dalë në oborrin e burgut dy shqiptarët kanë mundur të kapërcejnë perimetrin e sigurisë.

Ngjarja ka alarmuar policinë helene. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ndaj gardianëve do të merren masa të rënda. Policia ndërkohë ka nisur hetimet dhe kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e dy shtetasve shqiptare.

xh.q/NOA

KOMENTE