English

Endacaku ndërton një banesë të akullt në qendër të Berlinit

Berlin, 10 Shkurt NOA - Bëhet fjalë për një endacak rrugësh 57 vjeçar i cili në qendër të qytetit ku jeton, në Berlin të Gjermanisë ka ndërtuar një banesë të akullt në të cilën po kalon jetën e tij dhe me të ai ka korrur një sukses të vërtetë.

Kjo banesë e çuditshme e cila ndodhet në qendër të qytetit është e lartë dy metra dhe e gjerë katër metra ku aty gjermani ka rreth një muaj që po jeton një periudhë kohore e cila lidhet dhe me temperaturat e ulëta në Berlin, që kanë po të njëjtën kohë me të cilën po jeton endacaku, që nuk po ngrihen dhe për atë duhet të jetë një lajm vërtet i mirë.

Me suksesin që ka marrë për banesën e tij duket se kohët e fundit atë kanë filluar ta vizitojnë dhe miqtë e tij të cilët kanë ndenjur me të pikërisht në shtëpinë e tij të akullt.

r.b/NOA

KOMENTE