Spanjë, 11 Shkurt NOA - Megjithëse ka akoma kohë për tu hapur sezoni i merkatos verore, ekipi i Barcelonës e ka bërë që tani goditjen e madhe dhe bëhet fjalë pikërisht për lojtarin e Arsenalit dhe të kombëtares spanjolle Cesc Fabregas ku së bashku me Iniestan dhe Xavi do të krijohet një mesfushë vetëm spanjolle dhe mjaft e rrezikshme.
Me sa duket sipas medieve spanjolle dhe atyre britanike flitet për një akord i cili është arritur vetëm verbalisht ndërmjet klubit të Arsenalit dhe presidentit të Barçës Laporta, sipas së cilës lojtari në verë do të kalojë në radhët e ekipit katalanas dhe do të nënshkruajë një kontratë e cila do ta lidhë atë për pesë vjet me këtë klub.
Në drejtim të klubit londinez duket se do të shkojë një shifër e cila do të jetë rrotull 45 milion eurove dhe për lojtarin kontrata do të jetë me një shifër prej 7 milionë eurosh në një vit të cilat do të përfitohen nga Fabregas.
r.b/NOA