English

Gjukanoviç: Na ka habitur reagimi i Serbisë për njohjen e Kosovës

Beograd, 10 shkurt, NOA- Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka qenë një vendim i natyrshëm i qeverisë malazeze.

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, gjatë një prononcimi për mediat e Beogradi, deklaroi se vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi dhe Kosovës është sjellë në pajtim me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe të gjithë rajonit.

"Ky nuk është vendim i ri, por prej vitit 2008 kur ministria e Jashtme mori udhëzime që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Prandaj, na ka habitur reagimi i ashpër i një pjese të opinionit në Serbi", ka thënë Gjukanoviç.

Ai ka theksuar se Mali i Zi ka shfaqur "ndjeshmëri" sepse nuk ka shpejtuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

xh.q/NOA

KOMENTE