English

Hajduti i pakujdesshëm, pas vjedhjes fshihet në një rajon policie

Uyoming, 10 shkurt, NOA - Një djalosh 26-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, pasi ka bërë një vjedhje në një dyqan të vogël ushqimor në Uyoming të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është larguar për t'u fshehur brenda një rajoni të policisë. Me një shishe rakie, një pako cigare dhe shurup për kollën, ai e ka vënë re gabimin pothuajse menjëherë, pesë minuta pas hyrjes në rajonin e policisë dhe ka tentuar të arratisej.

Por i diktuar nga kamerat, agjentët e policisë e kanë kapur menjëherë.

Sipas autoriteteve të policisë lokale, personi i arrestuar kishte qenë nën ndikimin e alkoolit dhe pritet që të ndiqet penalisht.

a.k/NOA

KOMENTE