English

Irani dënon me vdekje një tjetër opozitar, nxehet Obama

Teheran, 10 shkurt, NOA - Në Iran është dënuar me vdekje edhe një pjesëmarrës tjetër i protestave të 27 dhjetorit kundër qeverisë. Kjo gjë ndodhu vetëm pasi javën e kaluar drejtësia e këtij vendi shpalli plot 12 dënime me vdekje ndaj pjesëmarrësve në protestat kundër qeverisë, nga të cilët 2 prej tyre tashmë janë varur në litar. Nga ana tjetër, 9 opozitarë të tjerë kanë dalë në gjyq dhe ende nuk u është dhënë vendimi.

Duke koinçiduar në të njëjtën kohë edhe me nisjen e procesit të pasurimit të uraniumit prej Iranit, i ashpër ka qenë reagimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama lidhur me akte të tilla të ndërmarra prej autoriteteve iraniane.

Obama njoftoi para gazetarëve në Uashington për sanksione kundër Teheranit në një "masë të konsiderueshme".

Në të njëjtën kohë, ai foli me lëvdata për Rusinë, e cila kohët e fundit nuk kishte përjashtuar më mundësinë e marrjes së masave ndëshkimore të përbashkëta kundër Iranit në Këshillin e Sigurimit.

n.e/NOA

KOMENTE