English

Juventus, ndryshimi do të fillojë me sulmin

Torino, 10 Shkurt NOA - Edhe pse po vazhdon të kalojë një moment shumë të vështirë ku Juventus nuk po arrin të marrë dot rezultate pozitive me sa duket drejtuesit e klubit dhe vetë ekip janë në mendime për një ndryshim të mundshëm në të ardhmen e saj.

Me sa duket ky ndryshim do të fillojë tek sulmi bardhë e zi i cili nuk po arrin më të gjejë rrugën e rrjetës dhe bëhet fjalë pikërisht për bomberin brazilian Amauri që duket të jetë i sakrifikuari për largim.

Në vend të tij skuadra e Zakeronit po mendon për marrjen e sulmuesit të Sampdorias Pazzini i cili ka qenë një objektiv i vjetër i Juventusit dhe tashmë që po kalon një formë të shkëlqyer duket se emri i tij po lakohet sërish në ambientet e klubit torinez.

Në këmbim të Pazzinit në drejtim të Sampdorias mund të shkojnë një "paketë" me miliona eurosh dhe dy lojtarë nga të rinjtë e Juventus ku bëhet fjalë për Immobile në sulm dhe Marrone për mesfushën.

Krahas saj Juventus mund të përfitojë dhe të ardhura nga shitja e Amaurit ku janë disa klube të cilat e kërkojnë por bardhë e zinjtë asnjëherë nuk do të marrin 22 milionët të cilat i shpenzuan për ta marrë atë por kjo tratativë mund të mbyllet me një shumë e cila rrotullohet tek 15 milionë euro.

r.b/NOA

KOMENTE