English

Kapet i kërkuari për prostitucion, u dënua 8 vjet burg në mungesë

Fier, 10 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Fierit kanë mundur të vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, pasi ndaj tij ekzistonte një vendim gjykate me 8 vjet burg në mungesë për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese", parashikuar nga neni 114/a i Kodit Penal. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se i ndaluari është Alket Bytyçi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Fier. Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Bulqizës pasi në vitin 2002 ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni një vajzë me inicialet Z.K.

Prandaj kundrejt tij do të kryhet ekzekutimi i urdhrit të prokurorit dhe vendimit të gjykatës së Bulqizës.

n.e/NOA

KOMENTE