Korçë, 10 shkurt, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë mundur të arrestojnë në flagrancë një person i cili ishte shpallur në kërkim prej tyre. Lajmi konfirmohet zyrtarisht prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se i ndaluari është Kristo Karuni, 61-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Miras të Devollit.
Arrestimi i tij u krye pasi prokuroria e Korçës ka nxjerrë ndaj tij urdhër-ekzekutimi për zbatimin e vendimit të gjykatës, sipas të cilit ky person figuron si i dënuar me 200 ditë burg për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave", parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e nevojshme procedurale, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA