Romë, 10 Shkurt NOA - Ishte krijuar një situatë tepër e tensionuar për sa i përket gjendjes së kapitenit të Romës Françesko Toti, i cili kishte patur gjurin e tij të majtë të dëmtuar dhe kishte pësuar një fryrje në të.
Për këtë gjë ditën e sotme ai iu nënshtrua një rezonance magnetike në të cilën do të verifikohej rëndësia e këtij dëmtimi.
Për Françesko Totin ishte një lehtësim i vërtetë pas saj, pasi rezonanca për të rezultoi negative dhe për të nuk do të ketë më probleme, madje pritet që në ndeshjen e fundjavës që Roma do të përballet me Palermon e Delio Rosit, kapiteni do të jetë në radhët e ekipit madje mund të luajë që nga minuta e parë e ndeshjes.
r.b/NOA