English

Lorik Cana: Përballja ndaj Francës, kënaqësi personale

Mesfushori kuqezi shprehet i lumtur me shortin "Euro 2012"

Tiranë, 10 Shkurt NOA - Lorik Cana është shprehur i lumtur që Shqipëria do të ndeshet me Francën në ndeshjet eliminatore të "Euro 2012". Cana shpenzoi karrierën e tij profesionale në Francë, para se të bashkohej me Sandërlendin, kur u largua nga Marseja gjatë verës së kaluar.

Ai pranon se gjithmonë përkrah Blutë e Domenekut, në çdo turne të rëndësishëm. Mesfushori i kombëtares sonë është shprehur i sigurt se kuqezinjtë do të kenë një ecuri pozitive në këto eliminatore, pasi kanë mundësi që të arrijnë rezultate pozitive ndaj skuadra si, Rumania, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusisë dhe Luksenburgu.

"Përfundimisht do të jem në gjendje që të luaj edhe me Francën", -theksoi Cana për "La Provence".

"Kam uruar për shumë kohë, si ish-lojtar i PSG dhe Marsejës dhe tani si kapiten i ekipit kombëtar të Shqipërisë", - shprehet Lorik Cana.

"Kur nuk garon Shqipëria në një kompetocion të rëndësishëm, atëherë jam tifoz me Francën", - shton mesfushori kuqezi.

Bosnja-Hercegovina gjithashtu është një nga ekipet e Grupit D. Miralem Pjaniç shpreson që skuadra e tij të arrijë maksimumin, ndërkohë që shprehet entuziast me ekipet kundërshtarë.

Fantazisti i Lionit është shprehur i lumtur që do të përballet ndaj Luksenburgut, sepse ka qenë lojtar i U-17, për Luksenburgun.

"Ishte një short i mirë. Do të takoj shokët e mirë sërish gjatë ndeshjeve, në Francë dhe në Luksenburg," - u shprehe Pjaniç.

"Por gjëja më e rëndësishme është që skuadra të kualifikohet. Kemi vërtet një mundësi të mirë dhe shpresoj që të arrijmë atë", - thekson një ndër lojtarët kryesorë të Bosnjës, para eliminatorëve të "Euro 2012".

r.b/NOA

KOMENTE