Milano, 10 Shkurt NOA - Emirates, kompania ajrore e Emirateve Arabe është sponsori i ri i ekipit të Milanit.
Edhe pse akoma nuk është bërë zyrtarizimi i kësaj flitet se ditën e premte do të nënshkruhet një kontratë e cila do të bëjë që Emirates të jetë sponsori i ri i Milanit dhe do të lidhet me klubin kuq e zi për një periudhë kohore, pesë vjeçare.
Vetë kompania e Emirates është shprehur mjaft e kënaqur dhe njëkohësisht krenare për sponsorizimin e Milanit pasi për ata Milan mbetet me të vërtetë një klub i madh në arenën evropiane.
Emirates është një sponsor i cili tashmë gjendet dhe në disa skuadra të tjera ku mund të përmendet ekipi i Arsenalit ai i Hamburgut dhe shumë të tjera, ku nga kjo kontratë që ekipi i Milanit do të nënshkruajë me kompaninë ajrore të Emirateve Arabe, do të ketë një fitim të ardhurash prej 15 milion eurosh në çdo vit.
r.b/NOA