English

Parlamenti Evropian miratoi raportin për Maqedoninë

Bruksel, 10 shkurt, NOA - Parlamenti Evropian miratoi raportin e eurodeputetit slloven Zoran Taler, i cili i rekomandon Këshillit të Bashkimit Evropian që në takimin e muajit mars të caktojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim e Maqedonisë në BE. Raporti ka marrë shumicën e votave të eurodeputetëve, edhe ato nga 548 votat pozitive, vetëm 45 kanë qenë kundër dhe 35 të përmbajtura. Mirëpo edhe përkundër këtij sinjali pozitiv, sërish është theksuar nevoja e zgjidhjes urgjente të kontestit të emrit me Greqinë. Shefi i diplomacisë së Spanjës, Diego Lopez Garido, vendi i të cilit po kryeson me BE-në ka theksuar se pa zgjidhjen e emrit IRJM nuk mund të fillojë negociatat me BE-në gjatë këtyre gjashtë muajve.

"Në raportin e PE-së është precizuar dinamika dhe mundësitë për IRJM-në, duke përfshirë edhe sfidat e tjera me të cilat ballafaqohet ky vend, siç janë: ballafaqimi me korrupsionin, harmonizimi i legjislacionit sipas atij të BE-së, qasja në sistemin e drejtësisë dhe zhvillimi i sektorit joqeveritar", ka theksuar Garido.

Eurokomisioneri për Zgjerim, Stefan Fule në diskutimin e tij ka deklaruar se IRJM ka qenë në rrugë të mirë sa i përket reformave gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, lidhur me situatën e brendshme, eurodeputeti britanik Majkl Kashman ka kritikuar mosrespektimin e bashkësive etnike të margjinalizuara në Maqedoni.

NOA-INA

KOMENTE