English

Prokuroria i kthen makinën e vjedhur Gatusos

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Makina e futbollistit italian, Gennaro Gatuso, e vjedhur dhe e trafikuar në Shqipëri më në fund i është kthyer pronarit të saj. Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme e cila në bashkëpunimit me autoritetet Italiane ka bërë të mundur transferimin e automjetit tip "Range Rover" në shtetin fqinj.

Në njoftimin zyrtarë prokuroria bënë të ditur se është bërë i mundur dhe transferimi në vendet e origjinës për 6 automjete të tjera luksoze të cilat ishin në Shqipëri pa dokumente. Automjetet u janë vjedhur dhe më pas shitur në Shqipëri shtetasve nga Norvegjia dhe Greqia. Prokuroria e Përgjithshme sqaron se identifikimit dhe përmbushja e procedurave u bë pas vendimeve gjyqësore të Gjykatave të Tiranës dhe të Shkodrës.

Veç makinës së futbollistit italian, janë kthyer në Greqi dhe një automjet i tipi "Porche Carrera", një "Mercedes E320 dhe një "Benz Mercedes E280". Gjithashtu, në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze dhe prokuroritë e Tiranë dhe Tropojë janë kthyer në vendin e origjinës dhe dy automjete "Benz Mercedes A140" dhe "Volsvageb Eos".

xh.q/NOA

KOMENTE