English

Publikohen emrat e pedagogëve të ndaluar

Tiranë, 10 shkurt, NOA Update - Policia e Tiranës sapo ka publikuar emrat e 7 pedagogëve dhe sekserëve, të ndaluar në kuadrin e operacionit të koduar "Provimi i Suksesshëm 1" për mitmarrje dhe korrupsion.

Konkretisht, mësohet se ata janë Astrit Frakulla, 59 vjeç, lindur në Vlorë e banues në Tiranë; Vasil Kashuta, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, që të dy pedagogë në Fakultetin Bujqësor Kamëz); Fatmir Çuni, 39 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë nën/ oficer pranë repartit ushtarak 4304; Kujtim Balla, 50 vjeç, banues në Tiranë, i punësuar në Universitetin Buqësor Kamëz Tiranë; Pishtar Elezaj, 22 vjeç, lindur në Bajram Curri e banues në Tiranë, student pranë Fakultetit Buqësor Kamëz si edhe Dritan Dodaj, 26 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjerin në periudha të ndryshme kohore, kanë shpërdoruar detyrën dhe ushtruar ndikim të të palishgjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, duke u marrë rryshfet shumën prej 250 000 lekësh për provim studentëve mbetës pranë Fakultetit Bujqësor në Kamëz.

Në sajë të një hetimi intesiv 9-mujor nga policia, u bë i mundur verifikimi i aktivitetit kriminal të të gjithë personave të lartpërmendur.

Ndërkaq, grupi i hetimit po vazhdon punën intensive për dokumentimin e aktivitetit kriminal edhe të disa funksionarëve të tjerë, për të cilët dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndërkaq, policia e Tiranës bën me dijeni se operacioni i parë është shoqëruar edhe me një të dytë, me emrin "Provimi i Suksesshëm 2", përmes të cilit u arrestua 36-vjeçari Astrit Bara, lindur e banues Tiranë, me detyrë infermier pranë spitalit nr.2, ndaj të cilit gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

Ky person dyshohet se në bashkëpunim me pedagogë të universitetti të Infermierisë në periudha të ndryshme kohore, ka ushtruar ndikim të palishgjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, duke u marrë ryshfeti shumën prej 200 000 lekësh për provim për studentët mbetës pranë Universitetit të Infermierisë në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale për të dyja procedimet janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm fletë provimesh të zhvilluara, si dhe dokumentacione përkatëse, të cilat vërtetojnë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

n.e/NOA

KOMENTE