English

Sejdiu: Strategjia e integrimit të Veriut, inkurajuese

Prishtinë, 10 shkurt, NOA - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se strategjia që parasheh integrimin e veriut të Kosovës është inkurajuese që në këtë pjesë të vendit të vendoset rendi dhe ligji. Sipas tij, strukturat paralele serbe duhet të shuhen përfundimisht dhe personat që janë në krye të tyre dhe që kanë bërë vepra penale në veri të Kosovës duhet të përballen me ligjin. Një deklaratë e tillë bëhet pas tij një ditë pasi Grupi Ndërkombëtar për Kosovën, i cili diskutoi të hënën në Vjenë strategjinë e qeverisë së Kosovës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare për Veriun, i dha mbështetje të plotë kësaj strategjie.

Në një intervistë për Dvelle, ai ka pohuar se në veri të Kosovës edhe më herët ka pasur hapësirë që të veprohet.

Por sipas tij, tani është e rëndësishme që të zbatohet strategjia për veriun dhe për këtë kërkohen veprime energjike.

Për Sejdiun, përpjekjet e Prishtinës dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare për zbatimin e strategjisë për integrimin e veriut dhe krijimin e komunës së Mitrovicës veriore janë kundërshtuar nga Beogradi zyrtar.

n.e/NOA

KOMENTE