English

SHBA: Palët të gjejnë dialog në negociatat e Presidentit

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Dialogu i iniciuar nga Presidenti i Republikës është një shans për të dyja forcat politike për të arritur kompromis.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar në lidhje me zhvillimet e pritshme politike në vend, duke sugjeruar gjetjen e dialogut. "Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e Presidentit Topi dhe Këshillit të Evropës për të ndërmjetësuar bllokimin e vazhdueshëm të situatës politike", thuhet në deklaratë e ambasadës së SHBA-ve.

Në qëndrimin e SHBA-ve inkurajohet dhe roli i Presidentit Topi. "Në këtë kontekst, ne përshëndesim udhëheqjen e Presidentit Shqiptar Topi në mbikëqyrjen e diskutimeve midis qeverisë dhe opozitës që do të fillojë më 13 shkurt", thotë deklarata e SHBA-ve.

Por veç kësaj kërkohet dhe një gjetje e dialogu nga palët në proces. "Ne besojmë se ky proces ofron një mundësi të rëndësishme për zgjidhjen pa vonesë të mëtejshme të ngërçit aktual politik. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfitojnë nga kjo mundësi. Një zgjidhje e shpejtë e ngërçit do të mundësojë që palët të përqendrohen në agjendën Euro-Atlantike të Shqipërisë", thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës së SHBA-ve.

xh.q/NOA

KOMENTE