Korçë, 10 shkurt, NOA - Një person është qëlluar me armë zjarri, ndërsa drejtonte makinën e tij tip Benz, me targë KO 0868 A. Lajmi konfirmohet prej forcave të policisë së Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se autori i kësaj vepre penale është 19-vjeçari Llazar Kalemi, lindur dhe banues në qytetin e Korçës. Me marjen e njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili shkoi në vendngjarje ku kreu veprimet e para procedurale dhe nga këqyrja e vendit u fiksuan dhe u morën në cilësinë e provës materiale tre gëzhoja model 56 te kalibrit 7.62 mm.
Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale për veprën penale të "Prishjes së qetësisë publike dhe armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga neni 274 dhe 278/2 i Kodit Penal, në ngarkim të Llazar Kalemit dhe vazhdon puna për kapjen e tij.
Materialet përkatëse do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA