English

Shtyhet pas një jave seanca gjyqësore ndaj Aldo Bares

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Eshtë shtyrë për një javë më vonë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kreut të bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Një gjë e tillë ndodhi pasi seanca e zhvilluar sot u shty me kërkesë të avokatit të tij. Vetë Bare ka qenë i pranishëm në seancën e ditës së sotme dhe ka kërkuar pavlefshmërinë e afateve të gjykimit të tij, duke kërkuar sërish në këtë mënyrë mbylljen e çështjes së tij, gjë që nuk është pranuar nga gjykata.

Aldo Bare akuzohet për të paktën 15 vrasje të ndodhura në qytetin e Lushnjës, rrëmbim personi, shkatërrim prone, krijim organizate kriminale, si dhe trafik ndërkombëtar droge.

Ai u ekstradua para pak muajsh nga Turqia, vend ku është fshehur për vite të tëra.

n.e/NOA

KOMENTE