English

Topalli- Krivokapiç: Bashkëpunim për integrimin në BE

Tiranë, 10 shkurt, NOA- Mali i Zi dhe Shqipëria do të vijojnë bashkëpunimin duke synuar integrimin rajonal në Bashkimin Europian. Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe homologu i saj malazez Ranko theksuan në takimin e zhvilluar sot në Tiranë se, "Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë progres të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE".

Kryetarja e Kuvendit Topalli, u shpreh se kjo vizitë e nivelit të lartë, nxit më tej raportet e bashkëpunimit mes dy vendeve, në frymën e prespektivës sëpërbashkët evropiane. Ndërsa kryetari i Kuvendit malazez theksoi modelin e shkëlqyer të bashkëpunimit që ekziston mes dy vendeve. "Mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ekziston një model bashkëpunimi dhe dialogu i shkëlqyer", u shpreh Ranko Krivokapiç.

Të dy kryetarët e Kuvendeve ndanë të njëjtën ide se Shqipëria dhe Mali i Zi, duhet të nxisin njëri tjetrin drejt qëllimit të përbashkët, anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke u ndalur në situatën politike në Shqipëri, Kryetari i Parlamentit malazez, tha se jeta demokratike e një vendi dëmtohet nga bojkoti. "Unë jam i bindur që opozita është e ndërgjegjshme që duhet të kthehet në Pralament për të bërë punën e saj , të përfaqësojë votuesit, të kontribuojë në reformat për liberalizimin e vizave, përndryshe ajo është jashtë loje, duke mos kryer funksionin e saj Bojkoti është një gabim që i kushton çdo partie politike dhe që duhet mësuar prej tyre. Ata e dinë që duhet ta ndalin bojkotin", u shpreh Krivokapiç.

Xh.q/NOA

KOMENTE