English

Topalli: Tryeza, bojkotit të PS po i vjen fundi

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Bojkotit të deputetëve socialistë ndaj Kuvendit, i cili po zgjat prej muajsh, tashmë po i vjen fundi.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një konferencë për shtyp me homologun malazez, Ranko Krivokapiç.

Sipas saj, e rëndësishme është që të ndalet bojkoti dhe shtoi më tej se paraqitet mjaft optimiste lidhur me rezultatin që pritet të ketë tryeza e Presidentit Topi, parashikuar të shtunën, për lënien në mes të bojkotit të deputetëve socialistë.

"Jam optimiste, jemi në afatet e fundit të skadencës së mandateve të deputetëve që ende nuk janë paraqitur të bëjnë detyrën në parlament. Por jam e sigurt se ata do të vijnë të paraqiten në të mirë të procesit të liberalizimit të vizave dhe reformave në vend", mësohet të jetë shprehur Topalli.

"Bojkoti ka vetëm një emër, ai është Edi Rama", tha ajo më pas duke e mbyllur këtë çështje.

Më pas, në prani edhe të homologut malazez, Ranko Krivokapiç, Topalli tha se Shqipëria e Mali i Zi do të lobojnë në Bashkimin Europian për marrjen e fondeve për thellimin e lumit Bunë.

n.e/NOA

KOMENTE